U ndje keq dhe u transportua në QSUT, ndërron jetë i burgosuri me origjinë italiane

0

Një 64-vjeçar me origjinë italiane, i paraburgosur në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë ditën e sotme në  Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak.

Drejtoria e Burgjeve njofton se bëhet fjalë për shtetasin italian Cristiano Trapani, i datëlindjes 09.11.1960, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone, Ceccano, Itali, me statusin e të paraburgosurit.

Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim.

Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme.

Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.

Më datë 16.11.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar 64-vjeçarin me 8 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të

Shtetasi Cristiano Trapani mbante statusin e të paraburgosurit dhe ishte i transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu