Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gribë, Gramsh. Rreth orës 02:50, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se ka pësuar një aksident fatal ndërsa manovronte me motomjet në oborrin e banesës së tij.
Sipas informacioneve të para, ai është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë nga gurët e pranishëm në oborr.
Fatkeqësisht, 31-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.