Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Elbasan, pas një telefonate të marrë se në lagjen ‘5 Maj’, në një apartament të marrë me qira nga disa shtetas të huaj, dyshohet se ushtrohej prostitucioni, ka kryer veprimet proceduriale, nga të cilat ka rezultuar se katër shtetas peruanë dhe një shtetase kolumbiane, kishin ardhur si turistë dhe nuk janë konstatuar paligjshmëri. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.