Në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shkëlqesinë e tij, z. Nicholas Abbott.
Në fokus të diskutimeve ishin arritjet dhe sfidat në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sistemit penitenciar.
Lidhur me këtë takim Drejtori Klevis Qose reagoi në rrjetin social Facebook.
Postimi:
Sot, pata kënaqësinë të pres në ambientet e Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧, Shkëlqesinë e tij, z. Nicholas Abbott. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat në kuadër të bashkëpunimit tonë dypalësh në fushën e sistemit penitenciar.
🤝 Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧 ka sjellë ndryshime thelbësore për ne, veçanërisht në përmirësimin e burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe logjistikës.
💡 Po ashtu, diskutuam mbi projekte të reja, si implementimi i video call konferencës mes IEVP dhe gjykatave, që do të ndihmojnë në uljen e rrezikshmërisë nga të dënuarit dhe uljen e kostove në burime njerëzore.
📌 Theksova se Shqipëria 🇦🇱 po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës, i cili jo vetëm sjell sigurinë, por edhe rehabiliton dhe riintegron të dënuarit.
🤝 Falenderoj Ambasadorin z. Abbott për angazhimin e tij dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve tona 🇦🇱🤝🇬🇧. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë të sjellë ndryshime të prekshme dhe të dobishme për sistemin tonë penitenciar.