Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, arrestohen 4 shqiptarë në Greqi

0

GREQI- Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande që trafikonte drogë. Sipas mediave greke, pjesë e bandës ishin edhe 3 grekë, të cilët po ashtu u arrestuan gjatë operacionit policor.

Ndërsa ende nuk ka informacione për veprimtarinë kriminale të grupit, bëhet me dija se të shtatë personat e arrestuar do të dalin nesër para gjykatës për tu njohur me masën e arrestit.

Ndërkohë, mësohet se 3 grekët ishin të punësuar në shtet dhe së fundmi ishin nën vëzhgim nga policia deri sa sot zbuluan skemën e tyre.

Sipas informacioneve, njëri prej tyre është zjarrfikës me shërbim në Patra, tjetri shef shërbimi luftarak në Drejtorinë e Policisë Akaia dhe i treti nëpunës civil.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu