Ekspozita “RINart” bën bashkë në Belsh dhjetra studentë të Akademisë së Arteve të Tiranës e Prishtinës për nxitur zhvillimin e turizmit kulturor në zonën e Dumresë

0

Në Belsh u hap në prag të Festave Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit , edicioni i tretë i ekspozitës “RIN art” ku u bënë bashkë dhjetra studentë të Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës dhe të Universitetit Prishtinës.Ekspozita “RIN art” u hap në Galerinë “2Botë” në Seferan të Belshit ku studentët nga Shqipëria dhe Kosova ekspozuan rreth 400 punime .Në këtë ekspozitë u promovuan talentet e reja të Fakultetit të Arteve të Bukura të cilët krahas konkurimit me punimet e tyre në pikturë kishin si synim kryesor që ta shfrytëzojnë këtë event edhe për nxitjen dhe zhvillimin

e turizmit kulturor në bashkinë e Belshit dhe në të gjithë zonën e Dumresë. Kryetari i kësaj bashkie ,Arif Tafani, falenderoi Universitetin e Arteve të Bukura të Tiranës e Prishtinës , Fondin Shqiptar të Zhvillimit ,studentët si si edhe piktorin e talentuar Helidon Haliti i cili ideoi dhe organizoi në Belsh ekspozitën “RIN art” e cila hedh themelet e fuqizimit të turizmit kulturor i cili kohët e fundit është mjaft i preferuar si nga turistët vendas edhe nga të huajt .
Ekspozita “RIN art” e cila u hap në zemër të bashkisë së Belshit është një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe unike në llojin e tij i cili bëri bashkë studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë dhe ata të Universitetit të Prishtinës.Në
ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite në Galerinë “2 Botë” në Seferan të Belshit u prezantuan mbi 400 punime të studentëve aktualë të cikleve Bachelor dhe Master, si dhe të atyre që kanë përfunduar studimet ndër vite, të cilët prezantuan punimet e diplomës së tyre.Gjatë ditëve që Ekspozita “RIN art” do të jetë e hapur do të organizohen workshope në mediumin e pikturës, akuarelit, instalacionit dhe fashion design. Ekspozita “RINart” shfaq një gamë të gjerë punimesh nga tetë programe studimore sikurse janë programet fashion design, grafik dizajn, pikturë kavaleti, pikturë monumentale, fotografi, qeramikë, skulpturë dhe multimedia.
Ky aktivitet po zhvillohet në dy hapësira të mëdha ekspozuese prej 750 metrash katrorë, duke garantuar një përfaqësim dinjitoz të çdo mediumi.
Ekspozita “RIN art” nuk është vetëm një mundësi për promovimin e talenteve të rinj të Fakultetit të Arteve të Bukura, por edhe një nxitje për zhvillimin e turizmit kulturor në zonën e Belshit dhe kudo në vendin tonë që po frekuentohet nga miliona turistë nga e gjithë Bota . Galeria “2 Botë”, në ish-kapanonet e ushtrisë mbi kodrën e Seferanit është kthyer në një destinacion të rëndësishëm po pasuron jetën artistike dhe turistike të rajonit, falë iniciativës së piktorit të mirënjohur Helidon Haliti .Ai nga ana e tij thekson se në Belshin turistik ,veprimtari të kësaj natyre do të jenë të shumta në çdo stinë të vitit.Ndërkohë pas hapjes së “RIN art”,studentët të cilët u vlerësuan për punimet më të mira të prezantuara në në këtë ekspozitë u shprehën të lumtur për vlerësimin që ju bë atyre në këtë event dhe premtuan se do të bëjnë gjithçka për të nxitur , zhvilluar e promovuar turizmin kulturor në çdo cep të Shqipërisë .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu