“E keni njohur Kosovën”/ Gazetari i BBC-së nervozon Vuçiçin gjatë intervistës: Nuk është e vërtetë! Nuk është thënë apo shkruar askund

0

SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka zhvilluar një intervistë me Stephen Sackur në “Hard Talk” të BBC-së. Gjatë intervistës ka patur momente pikante dhe aspak të këndshme për Vuçiç. Stephen Sackur gjatë intervistës ka prekur disa çështje ndërsa ka zhvilluar pyetje të forta e të drejtpërdrejta.

Ai pyeti Vuçiç për Srebrenicën, Kosovën dhe bashkëpunimin me Rusinë. Kur Sackur përmendi se Serbia de facto e njeh Kosovën, Vuçiçi u nervozua. Presidenti serb këtë nuk e pranoi ndërsa thekosi se ata kurrë nuk e kanë njur Kosovën. Ai gjithashtu tha se nuk heq dorë nga partneriteti me Rusinë.

Pjesë nga intervista:

Vuçiç: Nuk është e vërtetë. Ne kurrë nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo nuk është thënë apo shkruar asnjëherë. Ne po përpiqemi të jetojmë në paqe.

Stephen Sackur, gazetar i BBC: Është e qartë se Serbia nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian derisa ta njohë Kosovën.

Vuçiç: NATO ka thyer të gjitha rregullat duke bombarduar Serbinë dhe se vendet evropiane që e njohin Kosovën po shkelin Rezolutën 1244 dhe në këtë mënyrë sipas tij ‘duke shkelur kufijtë kushtetues të Serbisë.

Gazetari e pyeti veç të tjerash Vuçiçin lidhur me pjesëmarrjen e tij në radikalët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, por edhe me ndryshimet e tij, dhe kërkoi të dinte sesi në rininë e tij ishte pjesëtar i radikalëve si i ri.

Gazetari: Ideologjikisht ishim të përkushtuar ndaj idesë së Serbisë së Madhe. Ideja që e çoi Ballkanin në kohë të errëta, në luftë, në krime lufte dhe humbje jetësh. Nuk më vjen turp, e pranoj se kam ndryshuar, por nuk jam dakord me ju se kush është fajtori për problemet në Ballkan dhe shpërbërja e Jugosllavisë, nuk e kam fjalën vetëm për problemet e brendshme në Jugosllavi, por edhe ndaj rolit të Perëndimit jam pjekur, jam i rritur dhe duhet të kujdesem për njerëzit e mi”, u shpreh ai, duke nënvizuar se ka qenë gjithmonë i gatshëm të pranoj se Srebrenica ishte e tmerrshme.

Vuçiç: Askush nuk e kundërshton se ishte një ngjarje e tmerrshme apo se ndodhi. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bëj haraç për viktimat, por nuk jam gati të flas në një mënyrë që krijon pyetje dhe probleme të reja politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu