TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, nga vëllezërit, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Nga detajet e reja bëhet me dije se dy vëllezërit e kanë ndjekur shënjestrën e tyre 5 ditë rrjesht para se të ndërmerrnin aktin e rëndë. Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje.
Ndërkohë raportohet se pas krimit ata janë larguar pa gjurmë në një tunel. Gjithashtu bëhet me dije se viktima nuk është vrarë nga tentativa e parë pasi plumbi nuk e kapi Reçin. Me tentativën e dytë ata ishin të saktë dhe fatalë në të njëjtën kohë pasi qëlluan në kokë biznesmenin. Reçi nuk arriti tu shpëtonte plagëve dhe humbi jetën në spital.