Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të premte në Plazhin e Durrësit, ku një shtetase ruse 26-vjeçare u gjet e varur në një banesë të marrë me qira ditore. Banesa ishte në pronësi të një shtetaseje çeke, që e jepte me qira për pushues të huaj. Hetimet e para sugjerojnë se viktima e ndërmori këtë akt pasi po kalonte një periudhë të vështirë emocionale, pasi ishte në proces divorci me bashkëshortin.
Në një letër që u gjet në banesën ku ajo po qëndronte, viktima kërkonte që bashkëshorti të mos lidhej me aktin që po ndërmerrte. E reja kishte zgjedhur Durrësin për t’u qetësuar, por duket se gjendja e saj e rënduar psikologjike e shtyu në këtë akt ekstrem. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të mundësuar një pasqyrë më të plotë të situatës, përfshirë mundësinë e ndonjë ndikimi të jashtëm.