KURBIN -Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.
Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa ende nuk është raportuar për persona të lënduar.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.