TIRANA- Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025 me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës. Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.
Gjatë seancës janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita që kishte sjellë amendamente lidhur me pensionet, shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë.
Buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.