Suedia shkatërron Serbinë në futboll për femra, shqiptarja Asllani bën përshëndetjen e veçantë!

0

SUEDI – Kombëtarja e Suedisë ka marrë një fitore të madhe sonte ndaj Serbisë. Ishte kjo ndeshja e luajtur në kuadër të fazës së dytë të play-offit, për kualifikim në EURO 2025, në konkurrencën e femrave. Për Suedinë, sonte u paraqit edhe futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani.

Asllani madje shënoi gol në fitoren prej 6-0, duke tundur rrjetën e portës serbe në minutën e 19-të të takimit. Suedia fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 8-0 pas dy ndeshjeve, pasi paraprakisht më 28 nëntor kishte fituar 2-0.

Me fitoren e sotme, kombëtarja suedeze ka marrë rrugën për në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Zvicër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu