Fituesja e Nobelit për Paqe lë qelinë për tre javë, Nargis Mohammadi lirohet përkohësisht për shkaqe shëndetësore

0

IRAN- Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Nargis Mohammadi, e cila është në burg që nga nëntori 2021, u lirua sot për tre javë për arsye mjekësore. Aktivistja iraniane, 52 vjeç, është dënuar dhe burgosur disa herë gjatë 25 viteve për fushatë kundër vendosjes së detyrueshme të shamisë për gratë dhe kundër dënimit me vdekje. Ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit në burg.

“Arsyeja e lirimit të saj është gjendja e saj fizike pas heqjes së një tumori dhe pas një transplanti kockor, që u krye 21 ditë më parë”, nënvizoi Nili. “Tumori që u hoq ishte beninj, por (Mohammadi) duhet të ekzaminohet çdo tre muaj”, tha avokati i saj, shkruajnë mediat e huaja.

Në qershor, fituesja e çmimit Nobel u dënua me një dënim të ri prej një viti për “propagandë kundër shtetit”. Ajo kishte refuzuar të merrte pjesë në seancat dëgjimore në gjyqin e saj pasi kishte kërkuar pa sukses që gjyqi të ishte i hapur për publikun.

Në mars, Nargis Mohammadi dërgoi një mesazh audio nga burgu i saj në të cilin ajo denoncoi një luftë në shkallë të gjerë kundër grave në Republikën Islamike. Në Iran, gratë janë të detyruara që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 të respektojnë një kod të rreptë të veshjes që i detyron ato të mbulojnë flokët e tyre në publik. Nargis Mohammadi u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2023, kryesisht për luftën e saj kundër dënimit me vdekje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu