Vr*au Alfred Dedjan/ Lihet në burg Julian Gjoshi, do t’i nënshtrohet akt ekspertimit psikiatrik. Dyshohet se është përdorues droge

0

Sot është mbajtur seanca në Gjykatën e Tiranës për autorin e vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq. Gjykata vendosi të lërë në burg 27-vjeçarin Julian Gjoshi.

Gjykata ka vendosur që të kryhet një akt ekspertimi psikiatrik për autorin, pasi dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Avokati i tij tha në seancë gjyqësore se varësia nga droga dhe përdorimi ka ndikuar në aftësitë e tij psikike. Gjoshi u vetëdorëzua në polici, një ditë pas vrasjes së Dedjas, të ndodhur në një lokal në Ndroq.

Gjoshi ka thënë se armën e krimit e ka hedhur në shkurre, por se nuk është gjetur akoma. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit teksa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu