U plagos në sherrin ku vdiq Martin Cani/ Luis Meçja niset për kurim në Bari të Italisë

0

14-vjeçari Luis Meçja është nisur ditën e sotme rreth orës 06:00 në mëngjes, për kurim në Bari të Italisë.

I mituri është nisur për të marr një kurim më të specializuar në Itali, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri, në sherrin ku u vra Martin Cani.

Meçja më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet, ku përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshi dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.

I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Gjykata e Tiranës më 22 nëntor, caktoi ‘arrest me burg’ për autorin dhe më 26 nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu