Tashmë është zyrtare. Ja kur nis “Big Brother VIP 4”

0

Më në fund kemi një datë zyrtare se kur do të fillojë “Big Brother VIP 4”!

Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të hapë dyert më 21 dhjetor!

Sipas informacioneve, “Big Brother VIP”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime.

Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.

Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel. Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm. Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu