‘Më ngacmonte gruan, del foto/ Ky është autori i vra*sjes në Durrës! Emri

0

Ky është Majlind Habibi, personi që vrau para një jave shokun e tij Branko Shkoza në zonën e Spitallës.

Policia arriti ta identifikojë autorin falë hetimeve intensive.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet para hetuesve, autori ka thënë se Branko Shkoza i ngacmonte vazhdimisht gruan.

Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti” identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Autori i dyshuar mendohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Njoftimi i policisë:

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu