Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Ajo shoqërohet sërish nga vajza e sa, teksa para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar: “Erdha të marr letrat e SHIK-ut.”
Kujtojmë se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta ndodhet në burg që prej një muaji, teksa çifti është nën hetim për disa vepra penale. Ndaj Metës është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, teksa për Kryemadhin ajo e “detyrimit të paraqitjes”.