DURRËS- Mjalind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij Branko Shkoza në Durrës, është njohur sot më masën e sigurisë. Gjykata e Durrësit ka caktuar “arrest me burg” për 35-vjeçarin.
Habibi ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën, teksa ka deklaruar se e ka pranuar fajin për vrasjen e 33-vjeçarit nga frika. Ai shprehet se kanë ushtruar dhunë ndaj tij prandaj ka pranuar krimin.
“Me datë 27 kam qenë pushim dhe e kam takuar, se nuk vinte te lokali lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm e kam pranuar kot jam hallexhi. Kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë zonja gjyqtare. Më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Më ka ikur nusja me djalin nga frika”, ka deklaruar ai.
Ngjarja u shënua më 2 dhjetor. Trupi i viktimës u gjet më datë 5 dhjetor pas kontrolleve intensive nga ana e shërbimeve të Policisë dhe e familjarëve të tij.
Fillimisht u mendua se ishte vdekje aksidentale por më pas më 10 dhjetor u arrestua 35 vjeçari. Sipas policisë, Majlind Habibi dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit të ujërave të zeza për t’i marrë jetën.
Autori i dyshuar raportohet se fshehu krimin, duke mos treguar vrasjen.