Kalaja kallëzon në SPAK Ermal Kapllanajn: Ish-kryepolici i Veliajt nuk deklaroi pasurinë për vite me radhë

0

TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurorinë e Posaçme ish-drejtorin e Policisë bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj. Mësohet se Kapllanaj është kallëzuar nga Kalaja për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Kujtojmë se kallëzimi i Kalasë vjen pas denoncimeve se Ermal Kapllanaj, ish-kryepolici i Erion Veliajt, nuk ka deklaruar pasurinë për 7 vite. Gjatë kësaj periudhe vjehrri i tij, Musa Memoçi, u bë aksioner në rrjetin e supermarketeve ‘FreshMart’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu