“Plumbi i Artë”/ “Nuredin Dumani të dëshmojë me dyer të mbyllura”, GJKKO pranon kërkesën e SPAK, avokatët: Mediat bëjnë rolin e arbitrit!

0

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar ditën e sotme që dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në lidhje me procesin për “Plumbin e Artë” të kryhet pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura. Ndërkohë raportohet se GJKKO e ka pranuar kërkesën e SPAK.

Pranimi i kërkesës ka sjellë tensione gjatë seancës ndërsa të pandehurit e tjerë kanë qenë kundër duke u shprehur se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave. Ata gjithashtu pas pranimit të kërkesës së SPAK kanë braktisur seancën. I pandehuri Petrit Çoli u shpreh se dëshiron që fjala e tij të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura.

“Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.

Avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura.

“Media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, u shprehën ata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu