Një aksident i trefishtë ka ndodhur te rrethrrotullimi i Saukut, në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur mjeku Vanion Cinari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po ashtu e plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Sh., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti është shkaktuar kaos në rrugë, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendin ngjarjes dhe po mbledhin provat si dhe po punojnë për lirimin e trafikut.