Ky është mjeku Vanion Cinari, i cili humi jetën në spital pas aksidentit të trefishtë të ndodhur në Sauk mbrëmjen e djeshme.
Mjeku u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetonte.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, 17 dhjetor. E plagosur mbeti edhe 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kolegët e Cinarit i kanë shprehur ngushëllime familjes së tij pr humbjen e rëndë.
“Dite e trishte per shoket,koleget,profesoret dhe gjithe personelin e QSUT.Me hidherim te thelle njoftojme se u nda nga ne nje model korrektese dhe miresie, Vanion Çinari, specializanti i Sherbimit te Anestezi-Reanimacionit!
Ngushellime te ndjera familjareve,miqve dhe shokeve te Vanionit!
U prehsh ne paqe mik dhe koleg i shtrenjte!”, shkruan Shoqata e Anestezisteve & Reanimatoreve te Shqiperise.