Makina hyn mes tregut të Krishtlindjes në Gjermani, dyshohet për disa v*iktima dhe të p*lagosur

0

Një makinë ka hyrë mes turmës së qytetarëve në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg, në jug të Gjermanisë.

Sipas informacioneve paraprake, një person është konfirmuar i vdekur dhe  60 deri në 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e rënda ku shihet një makinë me shpejtësi të madhe teksa përplas dhjetra qytetarë që ndodhen në tregun e Krishtlindjes. Po ashtu, shumë qytetarë janë parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur.

Policia raportohet se ka arrestuar shoferin e makinës. Rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorit mbeten ende të paqarta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu