Kremlini hedh poshtë raportet se gruaja e Asadit ka kërkuar divorcin dhe të largohet nga Rusia

0

RUSI- Kremlini ka hedhur poshtë raportet e mediave turke që sugjeronin se gruaja e Bashar al Assad donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.

Në fillim të këtij muaji, Assad, gruaja e tij Asma dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në kryeqytetin rus pasi u larguan nga Siria.

Vendndodhja e Asadit u konfirmua pasi agjencitë ruse të lajmeve thanë se Moska kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit e opozitës siriane. Një burim tha se rebelët kishin garantuar sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri.

Por dje, mediat turke dhe arabe raportuan se Asma al Assad kishte bërë kërkesë për divorc në Rusi.

I pyetur në një telefonatë konferencë nëse raportet për Asma al Assad korrespondojnë me realitetin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin”. Ai hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assad ishte mbyllur në Moskë dhe kishte ngrirë pasuritë e tij pronësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu