Berisha iu bashkohet protestuesve te bashkia: Tirana s’ka qenë kurrë më shumë se sot në duart e qytetarëve

0

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha iu është bashkuar protestuesve te bashkia e Tiranës, e cila është një nga pikat kyçe të protestës. Berisha tha për mediat se Tirana nuk ka qenë kurrë më shumë se sot në duart e qytetarëve. Kreu i PD-së përshëndeti edhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që prej dhjetëra javësh kanë protestuar para bashkisë bashkë me opozitën.

Berisha: Erdha për të përshëndetur qytetarët dhe drejtuesit e PD. Tirana në duart e qytetarëve s’ka qenë kurrë më shumë se sot. Besuan se shiu, moti do na pengonte, ja ku jemi më shumë se kurrë, në këtë betejë e cila ndalet vetëm kur të krijojmë qeverinë teknike dhe të ketë zgjedhje të lira. Ne do fitojmë, është radha jonë. Mirënjohje të pakufishme për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Nuk u mposht dhe su përkul kurrë. Beri betejë jo vetëm për një ndërtesë që kishte vlera të mëdha artistike dhe ishte trashëgimi kulturore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu