Festat e fundvitit/ Emigrantët kthehen në atdhe, fluks mjetesh në pikat kufitare

0

SHQIPËRI- Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në atdhe. Bëhet me dije se ditën e sotme ka fluks të shtuar në dogana. Konkretisht në doganën e Kapshticës në 24 orët e fundit kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë 5655 shtetas dhe kanë dalë 2527 të tjerë. Në doganën e Qafë Thanës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 2607 emigrantë dhe kanë dalë 2519.

Gjithashtu mësohet se autoritetet kanë punuar me sportele maksimale dhe me alternim në vaëesi të fluksit. Numri i kalimtarëve pritet të jetë i lartë edhe gjatë orëve në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu