Shfaqja ajrore për Krishtlindje nuk shkon si duhet në Florida, dronët humbin kontrollin dhe bien mbi turmën, plagoset një 7-vjeçar (VIDEO)

0

FLORIDA- Një shfaqjeje ajrore e dronëve për Krishtlindjeve nuk shkoi siç duhet në Florida. Shumë dronë dolën jashtë kontrollit dhe filluan të bien me shpejtësi në drejtime te ndryshme duke shkaktuar kaos. Nga kjo situatë mësohet se mbeti i plagosur një djalë shtatë vjeçar.

Incidenti ndodhi natën e së shtunës, 21 dhjetor kur dronët që krijonin formacione me ngjyrat e Krishtlindjeve kur u përplasën dhe ranë nga qielli në një turmë që shikonin shfaqjen në Parkun e Liqenit Eola.

Fëmija shtatë vjeçar duhej t’i nënshtrohej një operacioni pas plagosjes. Nëna e të miturit u shpreh se tehu i dronit i preu gojën dhe e goditi në gjoks. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po kryen hetime për rrethanat në të cilat ndodhi rrëzimi i dronëve të rrëzuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu