Hyri me forcë në ambientet një banke në Korçë, gjykata cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 38-vjeçarin

0

KORÇA- Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një banke të nivelit të dytë në qytet. Mësohet se gjykata ka caktuar masën sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 38-vjeçarin i cili u arrestua nga policia dy ditë pasi hyri në gjendje të dehur në bankën e nivelit të dytë.

Ai ka deklaruar pas arrestimit se nuk mbante mend asgjë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës. Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një bankës, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu