Kosova ndan 1.1 milion euro për familjet shqiptare në Luginën e Preshevës

0

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej mbi 1 milion euro për të mbështetur të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren me bujqësi. Ky fond është ndarë në kuadër të thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) dhe përfshin gjithashtu financimin e programeve për avancimin dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Vendimi për ndarjen e fondit është marrë dje në mbledhjen e qeverisë.

Në nëntor të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndihma për Luginën e Preshevës për vitin 2024 do të jetë 3 milionë euro, një milion më shumë se në periudhën e kaluar. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar më 10 dhjetor se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Serbisë, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike të KKSH-së.

Ndërkohë takimi me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve raportohet se kishte qenë dhe qëllimi i vizitës së Sveçlës në Luginën e Preshevës. Më herët gjatë ditës së sotme, ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhelal Sveçla për të vizituar Luginën e Preshevës. Sipas njoftmit, vizita ishte paralajmëruar të zhvillohej më 23 dhe 24 dhjetor. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, u bë me dije se qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën e kësaj vizite, duke argumentuar se qëndrimet e Sveçlës janë të drejtuara kundër komunitetit serb si dhe kundër normalizimit të paqes dhe stabilitetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu