U gjet pa shenja jete pranë pallatit të sportit, policia: Dyshohet se 62-vjeçari ndërroi jetë nga shkaqe natyrale

0

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër më datë 26.12.2024, rreth orës 07:30. Dyshimet e para janë që se 62-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e tij. Hetimet e policisë vazhdojnë për të përcaktuar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 26.12.2024, rreth orës 07:30, në shkallët e pallatit të sportit, në lagjen “18 Shtatori”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. L., 62 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu