Policia Rrugore ka ndëshkuar dy drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në aksin Peqin-Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë, shoferët janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi 198 km/h dhe 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h dhe ku trafiku është ende shumë i lartë.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.