Interi merr fitoren e pestë radhazi, Asllani luan në fund

0

Interi ka marrë kryesimin e Serie A duke parakaluar Atalantën falë fitores me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Cagliarit.

Zikaltrit arritën të realizonin tre herë ndaj Scuffet, që është në konkurrencë me Alen Sherrin për vendin e titullarit te Cagliari. Bastoni me një goditje me kokë kaloi në avantazh Interin.

Më pas ishte Lautaro që dyfishoi shifrat duke u rikthyer te goli në kampionat pas 6 ndeshjesh. Ndërsa vulën takimit ia vendosi Calhanoglu që realizoi nga pika e bardhë, specialiteti i turkut. Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi në kampionat e zikaltërve të cilët marrin vendin e parë në renditje, ndërsa Cagliari mbetet e 18-ta në zonën e ftohtë.

Përsa i përket Kristjan Asllanit, djaloshi i kombëtares shqiptare u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 80-të nga Inzaghi, duke i zënë vendin Mkhitaryan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu