Tjetër incident ajror! Merr flakë motori i avionit Air Canada. Aeroplani bën ulje emergjente (VIDEO)

0

KANADA- Një fluturim i Air Canada u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar “Halifax” në Kanada. Ulja u krye pasi avioni pati një problem të shtunën mbrëma. Air Canada Flight 2259 u nis nga St. John’s dhe hasi një probleme gjatë uljes në orën 09:30 duke shkaktuar rrëshqitje të avionit dhe ndezjen e motorit. Sipas dëshmisë së një pasagjeri, njëra nga rrotat e avionit nuk u hap siç duhet gjatë uljes.

“Aeroplani filloi të ulej në një kënd rreth 20 gradë në të majtë dhe, siç ndodhi, ne dëgjuam një tingull mjaft të fortë – gati duke u tingëlluar si një përplasje ndërsa krahu i avionit filloi të rrëshqiste përgjatë trotuarit, së bashku me çfarë mendoj se ishte motori,” tha pasagjeri.

Pas uljes, pasagjerët u hoqën nga avioni dhe më pas u dërguan në një dhomë për t’u kontrolluar nga ekipet e shpëtimit. Nuk raportohet për viktima. Si masë paraprake, fluturimet në aeroportin Halifax u pezulluan përkohësisht pas incidentit, ndërsa një pistë u rihap të dielën herët në mëngjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu