Egla Ceno: Një ditë si Kryeministre do mbroja kauzën e grave që nuk e gjejnë në institucione!

0

Deri tashmë kemi njohur Egla Cenon si artiste, si banore e Big Brother, si aktiviste etj. Por a e keni menduar ndonjëherë Eglën në politikë?
Anisa Bahiti e ‘ngacmoi’ atë gjatë podcasti-t të saj nëse e shihte veten të përfshirë në politikë? Dhe se çfarë do të kishte ajo prioritet kryesor nëse do të bëhej Kryeministre një ditë?

‘Në qoftë se do e projektoja politikën do i bëja gjërat pa i rënë nga Facebook. D.m.th. kjo gjëja bëhet kështu. Do doja t’i bëja gjërat me duart e mia. Por politika si fenomen më duket terren pak i lodhshëm. Unë nuk bëj kompromise me të vërtetën. Nuk bëj prapa kuintave. Politika është një teatër shumë i komplikuar me kompromise. Është një art që ia vlen ta studiosh dhe me e bë në vendin tonë është pak e vështirë. Sepse tani do shprehem si qytetare. Në vendin tonë nuk ekziston një opozitë e fortë nuk i ka themelet e forta. Dhe kur nuk ka një opozitë, sepse artisti nga natyra është opozitar’.

Megjithatë sipas Eglës ende ka shpresë: Kam miq e shokë për politikën që bëjnë dhe u heq kapelen. Por janë me kokrra. Por a ka një rreze drite?
Sigurisht që ka dhe shpresoj që të mbillet një farë e mirë për të rinjtë që ti qasen politikës. Politika është pushtet. Jo vetëm Shqipëri!

Ndërsa e pyetues se çfarë do të bënte nëse do të ishte Kryeministre Egla Ceno u shpreh: Do hidhja sytë nga gratë shumë. Në sigurinë që ato meritojnë të ndjejnë nga institucionet që ato nuk e kanë. Do hidhja sytë nga arti i cili është ndërgjgja e një kombi dhe aktualisht është i ç’bërë. Këto ishin dy gjërat me urgjencë’! Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu