Harron çantën me 27 mijë euro në TEG, policia ia dorëzon sërish!

0

Policia i ka kthyer çantën një qytetari me 27 mijë euro brenda, që e kishte harruar në një qendër tregtare.

Çanta ka qenë e varur në një karrocë supermarketi dhe pas verifikimeve të bëra nga policia është gjetur edhe personi të cilit i përkiste çanta.

Njoftimi i policisë:

Policia në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare TEG, i dorëzojnë çantën me 27.000 euro qytetarit, të cilën e kishte harruar aty.

Mbremë, rreth orës 23:00, security i dorëzon SPZ-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj.

Policia pas verifikimeve të bëra, ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës.

Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu