Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën

0

GREQI- Një 15-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Greqi. Protothema shkruan se i mituri rom me kombësi shqiptare është plagosur në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Thriasios në Elefsinë.

Siç është bërë e ditur nga Policia, i mituri është gjetur në rrugë nga një 44-vjeçar që po lëvizte me makinë. I mituri i plagosur është pranuar menjëherë në sallën e operacionit, i është nënshtruar një ndërhyrje dhe po trajtohet në Reanimacion.

Hetimet paraprake për ngjarjen e përgjakshme po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu