Atentati në Berat/ Autorët e dyshuar ende në arrati, shpallen në kërkim vëllezërit

0

BERAT- Dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri nga makina në drejtim të dy personave të tjerë, janë shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, banues në Durrës, pasi është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Policia ka njoftuar se po vijon kontrollet intensive për dy vëllezërit, përkatësisht 36 dhe 35-vjeç. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi:

Berat/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës.

Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu