Ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të vendit

0

DURRËS- Energjia elektrike është ndërprerë prej disa minutash në qytetet e Durrësit, Fierit, Lushnje dhe Sarandës. Sipas raportimeve këto qytete janë në errësirë totale.

Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE për mediat, dyshohet se ka pasur një defekt në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit. Ndërsa nga OSHEE Fier mësohet se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan.

Ndërkohë pa energji elektrike mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për kalimin e furnizimit me energji nga linjat dytësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu