EMRAT/ Aksident në Lushnjë! Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagosen babë e bir

0

Një aksident është regjistruar pak momente më parë pranë fshatit Kashar në Lushnjë.

Për pasojë janë lënduar Artan dhe Aleksandër Paja (babë e bir) të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital.

Drejtues i mjetit ishte Aleksandër Paja, 25 vjeç.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ku fillimisht është përplasur me një bankinë në të djathtë dhe më pas ka rënë në një përrua.