Një sipërmarrës shqiptar është gjetur i vdekur mbrëmjen e së martës në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se fillimisht u dyshua se sipërmarrësi 52-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, Artan Kaja, u dyshua se kishte humbur jetën nga shkaqe natyrale, por më pas u zbulua se ai ëhstë vrarë me armë zjarri.
Po sipas mediave italiane dyshohet se 52-vjeçari shqiptar është vrarë nga një bashkëatdhetar, i cili është arrestuar nga policia, por identiteti i tij nuk ëhstë bërë i ditur ende.
Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur.
Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.
Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi. Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.