Drejtuesi i “Shqipëria bëhet’, Adriatik Lapaj, u pyet në podkastin e Anisa Bahitit lidhur edhe me akuzat se përse atë e akuzojnë si populist.
Lidhur me këtë definicion lapaj u shpreh:
Sfidoj çdo gazetar të më gjejë një politikan në botë që nuk ka populizëm në rrugëtimin e vet . Nëse ma gjen, unë do kërkoj falje publike. Nëse unë duhet të frymëzoj njerëzit duhet të adresoj shqetësimin dhe hallin e tyre të përditshëm. Po jam. Nuk është turp. Turp është të jesh hajdut!
Por nëse ti vullnetin pupullor e përkthen në skemë të madhe korruptive dhe je në luftë me meritrokracinë atëherë ti kalon, nga populizmi në maskarallik.
Shteti është shumë i fuqishëm edhe kur është i dobët. Krimi e ka tmerr shtetin. Krimi dominon mbi shtetin ditën që ulet në tavolinë me përfaqësuesit e shtetit. Të siguroj që ajo që duket e pamundur sot dhe ata që duken kaq të fortë sot, nuk janë më të fortë se shteti. Infoweb Media