Altin Dumani Kryeministër? Ja përgjigja e Adriatik Lapajt?

0

Në ‘Bahiti Podcast’, moderatorja Anisa Bahiti e pyeti Adriatik Lapajn nëse do ndodhte që të bashkonin numrat me Arlind Qorrin apo Endri Shabanin a do ta propozonte Altin Dumanin si Kryeministrin e vendit?

Lapaj u përgjigj:

‘Pyetje mjaft interesante. Unë nuk e njoh zotin Dumani. E mbështes me gjithë forcën time për atë që po bën. Sa i takon politikës unë mendoj se ai ka një mision më të madh se politika. Unë mendoj se ai i duhet më shumë Shqipërisë për atë që po bën në kohën që po bën. Nuk do ta kisha problem që ta propozoja në kushte hipotetike. Kam vlerësim maksimal’. Infoweb Media