PORTUGALI – Kanë mbetur edhe më shumë se 24 orë përpara se topi të fillojë të rrotullohet në Estádio da Luz… Por jashtë fushës, sfida Benfica – Barcelona tashmë është duke u zhvilluar.
Në një postim në rrjetet sociale, katalanasit raportuan se më shumë se dy mijë tifozë blaugrana do të jenë të pranishëm në shtëpinë e Benficas për të parë ndeshjen në raundin e parafundit të fazës së Ligës së Kampionëve.
Për më tepër, Barça ka lënë edhe një paralajmërim për ‘Shqiponjat’: “Lisbona do të lyhet me blaugrana! Më shumë se dy mijë tifozë të Barçës do të jenë në Estádio da Luz për të mbështetur katalanasit në ndeshjen e së martës.”
Delegacioni i Barcelonës ndodhet tashmë në Portugali, pasi pasditen e së hënës ai ka zbarkuar në tokën portugeze. Hansi Flick ka zgjedhur 23 lojtarë për ndeshjen kundër Benficës. Në një listë ku nuk figuron i dëmtuari Dani Olmo, lajmi i madh është rikthimi i Ansu Fatit. Gjithashtu vini re praninë e startuesve të rregullt Lamine Yamal, Raphinha, Lewandowski, Pedri dhe Gavi.