Gjendet i mbytur në lumë babai i tre fëmijëve. Emri

0

Gjendet i mbytur në lumë babai i tre fëmijëve i zhdukur disa ditë më parë.

Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujrat e lumit të Shales, në Koman.

Kanë qënë familjaret të cilet kanë kryer kontrolle gjatë paradites se sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbareve per nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhes së fortë të ujit.

Babai i 3 femijeve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës, e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.