TIRANË – Një 46-vjeçare me profesion edukatore është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë të mitur në kopësht. Ka qënë babi i të miturit ai i cili ka bërë denoncimin në Polici për 46-vjeçaren. Policia njofton se kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për ndalimin e edukatores.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.