Zjarri te Komuna e Parisit, dalin fotot e makinave të djegura

0

Një zjarr përfshiu garazhdin e kompleksit ‘Kika’ në Komunën e Parisit në Tiranë.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë njoftuan se flakët u vunë nën kontroll nga 10 efektivë zjarrfikës që shkuan në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 3 makina të parkuara.

Ndërkohë banorët u evakuuan.

Dyshimet paraprake janë se shkaku i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.