E rëndë në futboll, trajneri tërheq zvarrë futbollistin kundërshtar

0

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Francë gjatë ndeshjes së futbollit mes Bastias dhe Paut.

Trajneri i Bastias Benoit Tavenot u ndëshkua më karton të kuq pas një gjesti antisportiv të bërë ndaj një futbollisti të skuadrës kundërshtare.

Tavenot lojtarin kundërshtar Xhordi Gasper, i cili po përpiqej të fitonte kohë.

Në minutën e 78-të Gaspar tentoi të bënte një rivënie jo në favor të tij, teksa trajneri 48-vjeçar nuk mundi të rezistonte.

Ai tentoi t’i hiqte topin dhe e nxori futbollistin jashtë fushës. Si të mos mjaftonte kjo, në momentin që ai ishte i shtrirë në tokë, trajneri Tavenot, nuk ngurroi ta tërhiqte zvarrë, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të kuq.