TURQI- Një zjarr ka rënë në një hotel në Antalia të Turqisë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ka persona të bllokuar brenda. Megjithatë, sipas deklaratës së kryetarit të qarkut, të gjithë punëtorët e bllokuar u shpëtuan.
Ndërtesa që u përfshi nga flakët është nëntë kate dhe sipas mediave të vendit janë përdorur vinça për të shpëtuar punëtorët e bllokuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, burrat kishin dalë në ballkonet e ndërtesës, duke mbuluar gojën me këmisha për të shmangur thithjen e tymit.
Katër persona, përfshirë pronarin e biznesit, u arrestuan, sipas ministrit të Drejtësisë Yılmaz Tunç. Zjarri i ri vjen vetëm disa ditë pasi një zjarr në hotel në vendpushimin e skive në Turqi vrau 78 persona javën e kaluar.
❗️🇹🇷 – A massive fire has erupted in Alanya, Turkey, engulfing a building currently under reconstruction, with workers trapped inside due to the blaze.
Rescue efforts are underway, utilizing cranes to save individuals from the upper floors. Local media reports have not yet… pic.twitter.com/s8RlKRVHUU
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) January 27, 2025