Nga porta në sulm, ky është “Formacioni më i mirë i Vitit” për vitin 2024

0

TIRANE – Ashtu si në çdo edicion tjetër, përveç çmimeve individuale të dhënë për futbollistët shqiptarë të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre përgjatë vitit 2024, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit.

Për të shpallur emrat e fituesve është ftuar në skenë Sulejman Mema, ish-trajneri i njohur shqiptar. Mema lexoi emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisioneve sportive në televizionet shqiptare.

Nga porta në sulm, 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre përgjatë vitit 2024 janë këto: Alen Sherri (portier), Edison Ndreca (mbrojtës), Renato Malota (qendërmbrojtës), Arbenit Xhemajli (qendërmbrojtës), Arsid Kruja (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Arbin Zejnullai (mesfushor), Ermir Rashica (sulmues), Bekim Balaj (sulmues) dhe Baton Zabërgja (sulmues).

11 futbollistët u ngjitën në skenë dhe tërhoqën çmimet, teksa nuk munguan falënderimet e rastit dhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.